“SPAK s’po mbyll qepenin”- Zyla: Pse ngjasojnë deklaratat e Ramës dhe “Rithemelimit”

18 Dhjetor 2023 | 22:43

Analisti Julian Zyla është shprehur se deklarata e kryeministrit Edi Rama për veprime të njëanshme apo mosveprime të SPAK, ngjasojnë me pretendimet e “Rithemelimit” të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Komentet Zyla i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, ku tha se SPAK nuk po mbyll punën e tij këtu, pra sipas tij, mund të ketë hetime edhe për eksponentë të lartë të PS.

Ai tha gjithashtu se Berisha gaboi që nuk u paraqit në SPAK për të respektuar urdhërin “detyrim paraqitje”, pasi sipas tij, ish-kryeministri duhet ta kishte lënë në dorë të gjykatës vendimin ndaj tij.

“Mjafton të kujtojmë që jo shumë kohë më parë ishte kryeministri që thoshte se SPAK po vepron vetëm në njërën anë. Po të dëgjoje kryeministrin, kishte qëndrim të ngjashëm me ju, për mosveprime të SPAK lidhur me çështje të caktuara.

Koha vërtetoi që nuk është e pamundur që veprime që ju thoni nuk po ndodhin dhe ju i shihni si standart i dyfishtë, të ndodhin më vonë. Nuk mbylli dyert SPAK sot dhe të deklarojë që këto janë veprimet e mia të fundit dhe unë po mbyll qepenat, por përkundrazi.

Ajo që unë mendoj lidhur me gjërat teknike të çështjes është se shumë argumenta të mbrojtjes së Berishës ishin edhe bindëse deridiku. Pra sa i përket argumentave të tyre për shkelje proceduriale, nuk ishin keq, veç faktit që ato nuk shërbyen se nuk ishte vendi aty. Berisha ka pasur një mundësi shumë të mirë që ta linte gjykatën në faj. Të shkonte të paraqitej…”, tha Zyla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026