SPAK zbulon të tjerë anëtarë të një grupi kriminal, trafikonin drogë në Itali
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka identifikuar anëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt tregjeve italiane.
Grupi kriminal, i goditur më 5 nëntor 2024 në një operacion mes SPAK dhe Prokurorisë së Firences, shërbente si furnizues kryesor i tregut italian me drogë të trafikuar përmes kontejnerëve në portet e Livornos, Genovas dhe Savonas.
Hetimet në Shqipëri kanë zbuluar përfshirjen e shtetasit me iniciale K.B., i cili deri më tani nuk ishte identifikuar nga autoritetet italiane. Ky individ organizonte pritjen, magazinimin dhe shpërndarjen e drogës në Itali. Një rast konkret është sekuestrimi i 10.522 kilogramëve kokainë më 27 janar 2021, në një automjet të tipit Ford Fiesta në Autostradën Guardamiglio, Itali. Në këtë operacion u arrestuan shtetasit shqiptarë me iniciale E.K. dhe M.K.
Më 12 janar 2024, SPAK ka ekzekutuar masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme për shtetasit me iniciale M.N. dhe J.K., të cilët ishin arrestuar më parë nga autoritetet italiane. Komunikimet mes K.B. dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit kanë konfirmuar rolin e tij organizativ në këtë rrjet kriminal.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe arrestimin e anëtarëve të përfshirë.
LEXONI GJITHASHTU:
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)