Spanja eleminon Italinë, iberikët do të përballen në finale me Kroacinë
Spanja ka avancuar për herë të dytë në finalen e Ligës së Kombeve, ndërsa e pret Kroacia e Zlatko Dalic. Iberikët mposhtën mbrëmjen e së enjtes ITalinë, duke siguruar një biletë për finalen e 18 qershorit.
Spanja zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme duke dominuar axurrët, gjatë 90 minutave me këta të fundit që konkretizuan vetëm në 1 rast. Sfida do të zhbllokohej shpejt, ku në minutën e 3-të do të ishte Pino që do të mposhtte portierin Donnaruma. Nuk do të kalonte shumë kohë dhe Italia do të kundërpërgjigjej me Ciro Immobile, i cili ekzekutoi saktë një 11 metërsh.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1, ndërsa e tillë dukej dhe e dyta, deri në minutën e 88’ ku Joselu shënoi golin e fitores, duke shtangur kundërshtarët. Kjo ishte fitorja e pestë e Spanjës në 10 ndeshjet e fundit me italianët, ndërkohë ishin pikërisht iberikët ata të cilët e eleminuan dhe në edicionin e shkuar.
Mbrëmjen e 18 qershorit Spanja do të përballet me Kroacinë, në një ndeshje e cila premton spektakël duke parë formën që po kalojnë të dyja përfaqësueset.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë