“Specializantët duhet të paguhen”, sipërmarrësi- Shehut: Sa merrnin në kohën tuaj
Sipërmarrësi Dritan Gremi ka ironizuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehun në një intervistë për “Noë me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania, gjatë një debati për studentët e mjekësisë.
Gremi pyeti Shehun se sa fitonte një mjek në kohën kur ky i fundit ka qenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa theksoi se është shumë e rëndësishme të ndërhyhet në rrogat e mjekëve në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Tritan Shehu: Një pjesë e studentëve do hyjnë në specializim. Ju e dini si janë rregullat e specializimit në Shqipëri? Që çdo specializant në Shqipëri paguan 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra në vit për specializim që nuk ndodh kërrkund në botë sepse specializanti bën një punë dhe ai merr një rrogë. Diku e merr më të lartë, në Gjermani merr 2900 euro në muaj që ditën e parë, në Itali e merr më të ulët 1900 euro.
Dritan Gremi: Po në kohën e zotit Shehu sa merrnin?
Tritan Shehu: Unë kam qenë ministër Shëndetësie në 92-95’. Kam përshtypjen se 5200 lekë të vjetra në atë periudhë dhe specializimi ishte falas, nuk paguanin
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë