Spektakël në ndeshjet e Champions: Arsenali merr 3 pikë ndaj PSG-së, humbet Milani
Milan u mposht në transfertën e Leverkusenit, ndërsa Dortmundi shënoi 7 gola ndaj Celtic. E marta solli rezultate surprizë, duke u karakterizuar nga spektakli që vetëm Liga e Kampionëve mund ta ofrojë për tifozët e futbollit, me 9 përballje të zhvilluara. Ekipet e mëdha arritën të fitojnë, përjashtim duke bërë Milani, që u mposht në transfertën e Leverkusenit. Të besuarit e Fonsecas u dënuan nga një gol i Boniface në pjesën e dytë, që i dha 3 pikët vendësve.
Një tjetër ekip gjerman që shkëlqeu ishte Dortmundi, duke shpartalluar Celtic me rezultatin 7-1, ku 6 prej golave u shënuan brenda 45 minutave të para. Pas humbjes së dy javëve më parë, Barcelona u rikthye me një fitore bindëse 5-0 ndaj Young Boys në Spanjë, me Robert Leëandoëski si protagonist, që realizoi një dopietë dhe i dha ekipit 3 pikët e para në këtë kompeticion.
Kryendeshja e mbrëmjes, mes Arsenalit dhe PSG-së, u fitua nga londinezët me rezultatin 2-0, me golat e shënuar nga Kai Havertz dhe Bukayo Saka, ky i fundit nga një goditje dënimi. Ndeshja u dominua nga “Gooners”, të cilët patën disa raste shënimi, ndërsa për parizienët, ky sezon duket se do të jetë i vështirë.
Interi dhe Mançester Siti gjithashtu siguruan fitore në përballjet e tyre, italianët duke likujduar Crvenan Zvezdën me rezultatin 4-0, po me të njëjtin rezultat edhe ekipi i Guardiolës ndaj Slovan Bratislavës. Një tjetër surprizë ndodhi në ndeshjen Salzburg-Brest, ku ekipi francez fitoi 4-0, ndërsa ndeshja tjetër që u luajt paralelisht, Shtutgart-Sparta Pragë, përfundoi me një barazim 1-1.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjermanët shkëlqyen në Champions: 18 gola në 3 ditë, Bayerni vendos rekord në Europë
- Bayern-Dinamo Zagreb një “çmenduri”, shënohen 11 gola! Juventus rikthehet me fitore
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë