“S’pi kurrë alkool jashtë orarit të punës”,batutat e “piratit” vlonjat: Ne lindim…
Mëngjesin e kësaj të enjteje “Good Morning Albanians” kishte të ftuar një personazh të veçantë, një pirat tregoi eksperiencën e tij 6-vjeçare të “aventurave” në detin e Vlorës.
Aleksandri tregoi se kishte 6 vite që i veshur si pirat drejtonte anijen në një tur në brigjet e Vlorës, duke u kthyer në një personazh të dashur për turistët por edhe për vendasit. Pavarësisht kërkesave për të shkuar në vende të tjera, deri më tani ai nuk ka dashur të lërë Vlorën. Mes batutave ai thotë se nuk pi kurrë alkool jashtë orarit të punës, ndërsa shton se vlonjatët në fakt janë të gjithë piratë, ose skafistë.
“Jo unë nuk pi alkool kurrë jashtë orarit të punës. Kjo është arsyeja e vetme që më kanë lejuar ta bëj këtë punë. Në det ndryshe nga toka, se nuk është tren që rri në shina, është anije që lundron në dallgë, gjithmonë përjetimi është sikur je i pirë.
Unë për momentin rri vetëm në Vlorë. Më pëlqen se jam lindur në Vlorë dhe ndihem në shtëpinë time, pasi ju e dini shumë mirë që vlonjatët janë piratë, lindin piratë ose skafista, ose, ose…”-tha pirati i Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar