Spiropali shpërndan urimin e Rubio-s: Partneritet i palëkundur mes dy vendeve
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur urimit të Sekretarit amerikan Rubio me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar marrëdhëniet e veçanta dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.
Në një postim në platformën “X”, Spiropali u shpreh se miqësia shqiptaro-amerikane është ndërtuar në momente vendimtare të historisë së kombit shqiptar, ku SHBA ka luajtur një rol thelbësor.
“Etërit tanë themelues, të cilëve u detyrohemi sot lirinë dhe pavarësinë tonë, e dinin se në orët vendimtare të kombit shqiptar, Amerika qëndronte në krahun tonë,” shkruan Spiropali, duke kujtuar mbështetjen amerikane si në procesin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ashtu edhe në momentet kyçe të Pavarësisë së Kosovës.
Sipas saj, “në ato momente, distanca mes dy vendeve tona u zhduk dhe fatet tona u ndërthurën në mënyrë të pandashme,” ndërsa sot të dy vendet bashkohen nga vlerat e përbashkëta demokratike, si liria, paqja, siguria dhe dinjiteti njerëzor.
Ministrja vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në NATO, bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe partneritetin në fushën e sigurisë kibernetike.
Duke uruar Ditën e Pavarësisë, Spiropali shprehu synimin për thellimin e bashkëpunimit strategjik dhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes të dy vendeve.
“Faleminderit @SecRubio për urimet e ngrohta dhe për partneritetin e palëkundur e besnik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara,” përmbylli ajo.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë