Spitalet autonome do monitorohen nga bordet drejtuese
Spitalet publike mund të aplikojnë për të qenë të pavarur nga ana menaxheriale dhe financiare.
Qeveria i ka hapur dritën jeshile procesit të autonomisë spitalore me miratimin e aktit nënligjor që përcakton kriteret të cilat duhet të përmbush një spital për të marrë kartën e autonomisë .
Euronews Albania ka arritur të sigurojë rregulloren që përcakton kriteret që I duhet të përmbush një spital për të vetëadministruar burimet njerëzore dhe financiare.
Karta e autonomisë menaxheriale është e para që mund të merret, por më parë një spital duhet të përmbush disa kritere ndër të cilat: të jetë i akredituar, të ketë miratuar strategjinë 3 vjeçare dhe të ketë një shfrytëzim të kapacitetit spitalor jo më pak se 60% për shërbimet bazë si urgjencë, terapi intensive, kirurgji, pediatri. Marrja e kësaj karte do t’ju mundësojë spitaleve të menaxhojnë vetë burimet njerëzore dhe spitalore.
Ndërkohë dy vjet pas aplikimit të kësaj kartë ata mund të aplikojnë për autonomi financiare. Në këtë rast kriteret janë edhe më të forta. Veç strategjisë 5-vjeçare të zhvillimit, spitali duhet të paraqesë planin e veprimit për të gjeneruar të ardhurat dytësore, të mbulojë minimumi 70% të nevojave për kujdes shëndetësor në territorin që mbulon, si dhe të paraqesë raportin e situatës të qëndrueshme financiare për të paktën për 3 vitet e fundit.
Veç menaxhimit të burimeve njerëzore dhe strukturave spitalore Karta e autonomisë financiare do t’ju mundësoj edhe menaxhimin e burimeve financiare. Spitali do të përcaktojë vetë mekanizmin e shpërblimeve në bazë të performancës për personelin mjekësor si dhe përcaktimin e tarifave të shërbimeve për procedurat e kryera jashtë sistemit të referimit.
Në të dyja rastet , spitalet do të kenë një Bord Drejtues të përbërë nga 5 anëtarë: një nga ministria e shëndetësisë, një nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, një përfaqësues i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një përfaqësues i shërbimit spitalor universitar ose terciar si dhe një përfaqësues i Shoqatës së Pacientëve.
Administratori i përgjithshëm i spitalit do të zgjidhet nga bordi, ndërsa monitorimi i tij do të bëhet nga struktura audituese e Ministrisë së shëndetësisë, Auditi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Task-forca e posaçme të ngritur me urdhër ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës