Spitalet e Khersonit evakuohen për shkak të granatimeve
Guvernatori i rajonit Kherson në Ukrainën juglindore, më 25 nëntor, tha se “për shkak të granatimeve të vazhdueshme” zyrtarët evakuuan pacientët nga disa spitale, ndërsa një zyrtar tjetër ukrainas fajësoi forcat ruse për dhjetëra viktima nga granatimet, raporton AFP.
Galina Lugova, shefe e administratës ushtarake të qytetit Kherson, tha se 15 banorë të qytetit u vranë nga bombardimet ruse gjatë ditës dhe 35 të tjerë u plagosën, duke përfshirë një fëmijë, raporton Radio Evropa e Lirë.
Lugova ka deklaruar në rrjetet sociale se nga bombardimet ruse janë dëmtuar disa shtëpi private dhe ndërtesa të larta.
Guvernatori Yaroslav Janusheviç tha më herët gjatë ditës, përmes kanalit Telegram të administratës rajonale, se fëmijët nga institucioni spitalor rajonal i Khersonin u transportuan në Mykolaiv, rreth 60 kilometra larg.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:52 “Një ushtar amerikan për çdo iranian të vrarë”, Irani kërcënon SHBA-në me hakmarrje
- 08:46 U përpoq të thyente bllokadën detare, SHBA-të sulmojnë cisternën e naftës në Gjirin e Omanit
- 08:40 Trump merr pjesë në Darkën e Korrespondentëve pas të shtënave me armë. Sulme, fyerje dhe batuta me gazetarët
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme