Spitali i Peqinit pa mjekë specialistë, qytetarët: Kemi vetëm godinën, mjekë s’ka

3 Nëntor 2025 | 22:05

Në Peqin, mungesa e mjekëve specialistë në spitalin e qytetit ka kthyer kujdesin shëndetësor në një sfidë të përditshme për banorët.

“Mungesa e mjekëve specialistë në Spitalin e Peqinit i detyron banorët e kësaj zone të udhëtojnë për orë të tëra në Spitalin Rajonal të Elbasanit apo në Tiranë për të marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore. Më shqetësuese situata është për moshën e tretë, e cila e ka të vështirë t’i përballojë qoftë nga ana ekonomike, qoftë nga ana shëndetësore.”-shprehet Edlira Xheri, gazetarja e Euronews Albania.

“Këtu çdo gjë është zero, duhet të marrim rrugë të gjatë për në Elbasan. Udhëtoni edhe për t’u vizituar? Sigurisht, s’kemi garanci — një mjek familjeje nuk i përballon të gjitha. Ekot ndoshta bëhen në privat, këtu nuk ka fare.”-shprehet një qytetar.

“Ne po vdesim moj! Shkojmë për të marrë ilaçe, nuk na i japin këtu në Peqin. Janë hajdutë si t’u dojë qefi! Dua të shkoj në Elbasan se kam gjunjët me ujë, por s’kam lekë, jam vetëm, s’kam njeri. Ku t’i gjej unë lekët? Doktori do lekë, rruga do lekë… jam vetëm me plakun.”-shprehet një qytetare.

Të moshuarit janë më të prekurit, pasi për ta çdo udhëtim është barrë fizike dhe financiare.

“Kush ja del pa ndihmën e fëmijëve, më thuaj ti mua? Kush ja del? Po mjekësi a keni, a ju jepen shërbimet në këtë spital? Në Elbasan kemi shkuar shpesh, sepse këtu spitali është vetëm për raste urgjente. Për çdo shërbim tjetër, duhet të shkojmë në Elbasan ose Tiranë.”-shprehet një qytetar.

“Këtu në Peqin nuk ka mjekë specialistë. Mjek zemre? Jo, as në spital privat nuk ka. Si ja bëni? Shkojmë në Tiranë ose në Elbasan, tek privati. Përballohet kjo? Me vështirësi, vetëm me ndihmën financiare të fëmijëve. Ka pasur më parë edhe doktorë të mirë.”-shprehet një qytetar.

Spitali i Peqinit vazhdon të funksionojë vetëm për raste urgjente, ndërsa mungesa e specialistëve e ka lënë qytetin pa kujdesin bazë shëndetësor. Banorët kërkojnë që institucionet shëndetësore të ndërhyjnë sa më parë, në mënyrë që Peqini të mos mbetet pa mjekë dhe pa shpresë për një shërbim dinjitoz pranë vendbanimit të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026