‘Spiuni’ me parashutë, çeku alarmon repartin ushtarak, fluturoi nga mali i Dajtit
Historitë me turistë të huaj që dyshohen për spiunazh po kthehen sa në qesharake, aq dhe shqetësuese për autoritetet ligjzbatuese.
Pak ditë më parë perimetri i repartit ushtarak 6640 që shërben dhe si agjencia e sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit të forcave të armatosura, është cenuar nga një shtetas çek.
Ai fluturoi me një parashutë mbi repartin ushtarak, duke alarmuar stafin e qendrës së ndërlidhjes në Tiranë, në zonën e njohur si “rrapi i treshit”.
Çeku u ul thuajse në brendësi të infrastrukturës ushtarake dhe më pas u ndalua edhe nga policia që mbërriti me urgjencë në vendngjarje.
Rasti u vlerësua dhe nga anti-terrori ndërsa shtetasi Çek pasi u mor në pyetje, rezultoi se ishte një turist që ushtronte sporte ekstreme.
Ai kishte fluturuar nga Mali i Dajtit me parashutë pa ditur se do të zbriste pranë një baze ushtarake shqiptare ndërsa nga kontrolli dhe verifikimet nuk i është gjetur asgjë e kundërligjshme ndaj është lënë i lirë.
Pas sulmit të ushtarëve në uzinën e Gramshit nga dy shtetas rus dhe një ukrainas të dyshuar si spiunë, Forcat e Armatosura kane rritur vigjilencën.
1 ditë pas ngjarjes së Gramshit u ndaluan dhe disa shtetas çekë në tunelet e Poliçanit, që gjithashtu rezultuan turistë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës