Sportistët në Elbasan dhurojnë gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë

2 Qershor 2026 | 17:36

Rreth 600 fëmijë talasemikë në Shqipëri, prej të cilëve 37 në Elbasan, kanë nevojë të vazhdueshme për transfuzione gjaku për të mbijetuar. Pikërisht për t’iu ardhur në ndihmë kësaj kategorie, Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ka zhvilluar edhe këtë vit një fushatë sensibilizuese për dhurimin e gjakut, duke vijuar një traditë humane që tashmë është kthyer në simbol të solidaritetit dhe mbështetjes për njerëzit në nevojë.

Trajnerë, sportistë, delegatë dhe përfaqësues të shoqatës iu bashkuan nismës duke dhuruar gjak pranë Bankës së Gjakut në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

“Gjithsecili nga ne jep aq sa mundet për njerëzit në nevojë. Është diçka që ne e kemi bërë disa vite rresht dhe është kthyer në ritual të përvitshëm. Mendojmë që iniciativa jonë të dëgjohet nga të tjerë dhe të kuptojnë që nevojat janë shumë të mëdha dhe njerëzit në nevojë janë gjithmonë në rritje. Dhurimi është diçka shumë e mirë, shumë e shëndetshme dhe nga ana tjetër humanitare, shumë ndihmuese për njerëzit që kanë shumë nevojë për këtë produkt që del vetëm nga trupi i njeriut”, tha mjeku Mehmet Buzmerxhani.

Përmes këtij akti, ata synuan të përcjellin një mesazh ndërgjegjësimi për rëndësinë që ka dhurimi vullnetar i gjakut dhe nevojën për më shumë angazhim qytetar në kauza të tilla.

“Në vijim të një tradite të nisur nga Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan, trajnerë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë shoqatë, sot u paraqitën pranë Bankës së Gjakut pranë Spitalit Rajonal të Elbasanit për të dhuruar gjak. Në këtë mesazh duam ta përcjellim përtej ambientit apo komunitetit tonë sportiv, pra ftojmë të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme dhe pse jo, t’u gjenden në ndihmë fëmijëve që janë talasemikë”, theksoi Albano Dushku, trajner.

Kjo iniciativë është pjesë e aktiviteteve sociale dhe humanitare që Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan zhvillon përgjatë vitit, me synimin për të nxitur solidaritetin dhe për të kontribuar konkretisht në mbështetje të pacientëve që kanë nevojë për gjak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026