“S’them dot nuk ishte armë”, Rexhepi: Duhet ekspertizë nëse u kërcënua deputeti
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ishte këtë të shtunë në Euronews Albania ku tha për gazetaren Greta Topjana se është e vështirë të përcaktohet nga një video nëse mjeti që gardisti i tregoi deputetit Luan Baçi ishte pistoletë apo gaz lotësjellës.
Sipas tij garda asnjëherë nuk mund ta prekë deputetin, ndërsa theksoi se edhe gazi lotsjellës konsiderohet armë.
“Nëse më sjell pamjet mua e nxjerr unë ishte revole apo jo. Duke komentuar videon e publikuar nga policia, ai tha se policia nuk e ka pozicionuar njësoj videon. Unë nuk them dot në kanë gënjyer, por unë duhet ta kem përpara pamjen.
Nga këto videot nuk dallohet gjë. Ajo ka shumë punë ekspertiza, e dini si bëhet? Duhet marrë një armë që përdor policia, duhet vënë në këllëfin e të njëjtit individ, duhet të filmohet nga e njëjta kamerë pothuajse në të njëjtin pozicion.
E më pas dallohet ku del si del, ca lartësie del, shikojmë edhe gjerësinë, e më pas dalim në konkluzion. Unë nuk them dot që nuk është armë. Prokuroria duhet të kishte sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga të gjitha televizionet, e në një kënd ajo do dilte qartë se çfarë ishte”,-tha Rexhepi.
LEXONI GJITHASHTU:
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 14:46 Bullgaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Patriarkut Kirill dhe oligarkut Vagit Alekperov
- 14:39 New York Times: Arrestohet Mahmoud Ahmadinejad, dyshohet për lidhje me Mossad-in
- 14:37 Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
- 14:28 I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
- 14:20 Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
- 14:09 Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja