English

Stolpersteine, mënyra e veçantë për të nderuar viktimat e Holokaustit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Blloqet e vogla prej zinku janë të njohura për të gjithë njerëzit të cilët të paktën njëherë kanë ecur nëpër rrugët e Gjermanisë. Secili prej tyre përkujton një viktimë të regjimit nazist.

- Advertisement -

Artisti Gunter Demnig ka vendosur të paktën 75. 000 “Stolperstein” ose blloqet e vogla zinku” në Gjermani për të nderuar familjet hebraike, të cilët ishin të persekutuara nga regjimi nazist.

“Stolpersteine” janë blloqe të vogla zinku ose bakri të futura në muret anësore të rrugëve në Gjermani, dhe disa vende të ndryshme të Europës për të kujtuar viktimat e Holokaustit.

“Prej nga ai moment, fjalët marrin kuptim tjetër; vrasja dhe vdekja nuk kanë më të njëjtin kuptim. Por diçka të vërtetët si kjo mund ta mbash në duar.

Ata ishin hebrenj që kanë jetuar në këtë lagje. Është diçka që duhet kujtuar dhe tu japësh atyre njërzve në komunitet sërish”, – thotë artisti.

Çdo gur ka të shënuar sipër emrin e një viktime dhe disa informacione të shkurtra biografike. Artisti gjerman e filloi projektin në 1992, dhe që atëherë ka parë që gurët e tij janë bërë pjesë e peizazhit të shumë qyteteve deri tani. Guri i parë jashtë Evropës u vendos në vitin 2017, në Argjentinë.

“Është puna e jetës sime dhe kjo më bën të ndihem i plotë. Dhe mbase asnjë artist tjetër, skulptor në studio nuk e përjeton atë që unë e përjetoj unë rrugë”, – shprehet ai.

Artisti prej më shumë se dy dekadash i ka përkushtuar jetën e tij këtij projekti dhe emocionet që ai merr nga puna e tij duket se nuk kanë asnjë çmim. Viteve të fundit ai merr kërkesa të shumta nga të afërm të viktimave për t’i bërë ato.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?