Strategji e re kundër Vuçiç në Serbi, analisti: Në tavolinë emri i Novak Djokovic
I ftuar në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, analisti Ben Andoni komentoi zhvillimet e fundit në Serbi, ku sipas tij, po tentohet një qasje e re politike pas dështimit për ta rrëzuar Aleksandar Vuçiç me protesta.
Ndërsa protestat në rrugët e Serbisë janë zbehur, Andoni tha se kundërshtarët e presidentit Vuçiç po shqyrtojnë mundësinë që kjo lëvizje të transformohet në një alternativë të mirëfilltë politike.
Ai tha se tashmë ka nisur të qarkullojë një listë me emra personazhesh publike me integritet, ku bie në sy emri i tenistit të njohur, Novak Djokovic.
“Ne po shohim se në Serbi kërkohet modernizimi dhe modernizimi me Vuçiç nuk shkojnë bashkë. Kjo lëvizje kundër Vuçiç ka filluar të kristalizojë një lloj logjike dhe kanë filluar të mendojnë sesi mund të kthehet në një lëvizje politike. Në skenë është dekani Djokiç, pastaj janë disa personazhe të jetës publike me statura jo shumë të mëdha, por që janë statura dinjitoze. Çuditërisht në kohët e fundit ka dalë kandidatura e Djokovic-it. Madje në orët e fundit ka pasur diçka interesante, ku thuhet që nëse Djokovic do fitonte Wimbledon-in, atëherë ishte menduar e gjithë pjesa e protestës të zhvendosej në një realitet të ri, në pritje të një daljeje të tij dhe me këtë rast vendosjen e emrit të tij si emrin primar në një listë e cila po merr jetë”, tha Andoni.
LEXONI GJITHASHTU:
- A do e pushtojë Serbia Kosovën? Përgjigjet gazetari Sebek
- Policia e Serbisë shpërndan bllokadat gjatë natës në Novi Sad, 79 të shoqëruar
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë