Strategjia e Bashës në përballjen me Berishën shkak për uljen e popullaritetit, thotë studiuesja politike
Blerjana Bino, studiuese e shkencave politike duke komentuar zhvillimet në PD, thotë se strategjia që ka zgjedhur Basha duke qëndruar më i tërhequr ka ulur popullaritetin e tij dhe ka favorizuar ish-liderin, Sali Berishën.
“Jemi në emergjencë kombëtare për opozitë të fortë. Në këto kushte, dhe kjo strategji, që ka zgjedhur z. Basha luan në favor të z. Berisha. Të dy janë shumë dobët, nëse këto janë alternativat e opozitës në katër vitet e ardhshme mbështetja e të dyve nga qytetarët është shumë dobët”, tha ajo në emisionin Barometri në Euronews Albania.
Ajo theksoi se personalisht ka pritur që vendimi për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar do ta fuqizonte Bashën, por kjo gjë nuk ka ndodhur, të paktën në perceptimin e qytetarëve.
“Mendova se ishte një vendim shumë i fuqishëm, ndërkohë që e shoh pak të tërhequr në kuptimin se nuk është në përballje me z. Berisha ka një strategji, që ndoshta kjo lëvizja do të bjerë dalëngadalë dhe do të fiket”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor