Struktura e re e PD-së, kush kandidon për nënkryetarë dhe sekretarë
Pas zgjedhjes së kryesisë së PD të drejtuar nga Sali Berisha, të premten mblidhet Këshilli Kombëtar për të zgjedhur strukturat drejtuese.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha shpjegoi se struktura e PD-së së drejtuar nga Berisha ndryshon nga ajo e drejtuar nga Basha e Alibeaj duke nisur që nga nënkryetarët.
PD e Alibeajt ka 4 nënkryetarë. Sipas statutit të ndryshuar PD e Berishës ka 2 nënkryetarë. Sipas burimeve kanë shprehur interes për të kandiduar për postin e nënkryetarit Oerd Bylyklbashi, Luçjano Boçi dhe Agron Shehaj.
Për postin e sekretarit të përgjithshëm, nga burime bëhet me dije se është vetëm emri i Flamur Nokës.
“Veç Bylykbashit, që e ka konfirmuar publikisht kandidimin për nënkryetar, të tjerët s’e kanë konfirmuar. Është përfolur edhe Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar publikisht”, shpjegoi gazetari Hoxha.
Kryesia do të mblidhet edhe një herë për të përcaktuar se çfarë do të votojë Këshilli Kombëtar të premten.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara