Studentët të pakënaqur me mësimin online, bëjnë gati valixhet për tek familjet e tyre
Studentët ishin përgatitur për të shkuar në fakultet me 2 nëntor, por tashmë një pjesë e tyre kanë bërë gati valixhet për t’u rikthyer në familje. Propozimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për mbylljen e universiteteve dhe kalimin e mësimit vetëm online gjatë nëntorit, i ka merakosur studentët.
“Shumë keq, sidomos për në vitparistët, mora informacion, thanë do u vijë një e-mail me të gjitha të dhënat për të hënën”, shprehet një studente.
“Realisht unë nuk do doja që të kalonte online, megjithatë nëse kjo është më e mira për të gjithë atëherë ok”, thotë një tjetër.
“Nuk është zgjedhje e mirë, po s’ kemi ç’bëjmë”, deklaron një tjetër student për vendimin për shtyjen e hapjes së universiteteve.
“Për mësimin online nuk është se dimë akoma sesi të veprojmë, as vetë pedagogët nuk e dinë, edhe ne akoma nuk jemi ambientuar, po nuk e dimë se çfarë do bëjmë”, deklaron një studente.
“Është shumë e vështirë që të përqendrohesh me mësimin online, se ka edhe shumë probleme të tjera, jo interneti që shpesh herë mund të mos jetë i duhuri për të kapur orët e mësimit, fakti që nuk je në klasë është e pamundur që të marrësh mësimin ashtu si duhet”, shprehu rezervat një student.
Pedagogu i fakultetit ekonomik Mirdaim Axhami në një intervistë për Euronews Albania tha se mësimi online ishte një e papritur, pasi i gjithë stafi pedagogjik ishte përgatitur për rikthimin e pjesshëm në ambientet e universiteteve.
“Në fakt ishte një lajm surprizë, edhe ne nuk e prisnim. Ishte bërë një punë përgatitore shumë e madhe në të gjitha strukturat e universitetit dhe fakultetit, mendoj se është një vendimmarrje e vonuar”, tha ai.
“Kalimi i mësimit online për Universitetet sipas Komitetit teknik të ekspertëve do shoqërohet me mbylljen e konvikteve. Një ditë pas këtij propozimi, rezidenca studentore nuk e ka ende një vendim sesi do veprohet me studentët të cilët e kanë bërë pagesën e konviktit.”
Në të tilla kushte studentët të cilët jetojnë në konvikte mbeten konfuzë. “Ne kemi bërë pagesë një vjeçare, kemi dhe disa muaj më vonë nuk e di si do vazhdojë”, shprehet një studente.
Të gjendur përpara këtij vendimi të papritur Bashkia e Tiranës bën me dije se kanë nisur konsultimet se si do të veprohet me pagesat e studentëve për konviktet.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 20:53 “Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhaj
- 20:51 Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
- 20:48 Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara
- 20:44 Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 20:40 Njoftohet data, shqiptarët nga diaspora pritet të vijnë sërish në Tiranë më 4 korrik
- 20:16 Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq