Studentët e Tetovës kërkojnë heqjen nga puna të pedagoges, shkak bullizmi

13 Prill 2022 | 10:09

Studentët e degës së muzikës në Fakultetin e Arteve në Tetovë të Maqedonisë së Veriut kërkojnë heqjen nga puna të një pedagogeje.

Studenti Ardi Lena, tha për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, se pedagogia Besjana Mehmeti fyen, bullizon dhe bën presione të vazhdueshme të tyre.

Lena tregoi edhe rastin e tij personal me pedagogen, ku ajo e kishte ofenduar për shkak të disa komente të bëra në rrjetet sociale.

“Rasti i fundit ka qenë me mua për shkak se unë kam bërë një reagim në Facebook-un tim personal te faqja e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut. Profesoresha në fjalë aty ka burrin drejtor dhe ajo kontrollon postimet e studentëve. Më 21 mars, profesoresha më shkruan në Facebook-un tim personal dhe më kërkon llogari. Dy ditë më pas, gjithë atë mllef ndaj meje e ka shfyrë në ligjëratë. Ajo me provokoi mua qëllimisht duke më pyetur për ligjëratën e kaluar dhe më tha që të qeshim të gjithë me ty”, tha ai.

Lena nënvizoi faktin se ka pasur raste më të rënda ku ka qenë e pranishme edhe policia.

“Ish-studentët kanë pasur përplasje fizike me profesoreshën dhe në disa raste ka ndërhyrë policia, por me ne nuk ka shkuar deri në atë pikë”, u shpreh ai.

Nëse nuk do të marren masa, studentët paralajmërojnë se do të zhvillojnë protesta çdo javë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026