Studentët u rikthehen protestave në Serbi, bllokojnë pikat e qarkullimit në Beograd
Studentët serbë protestuan sërish sot (10 janar 2025) në Beograd. Ata u mblodhën në kryqëzimin kryesor të kryeqytetit serb, duke paralizuar qarkullimin e makinave.
Tubimi filloi në orën 13:00 para Pallatit të Drejtësisë në rrugën Savska, ku ndodhen institucione të shumta gjyqësore.
Më pas ata u shpërndanë në të dy drejtimet e autostradës ndërkombëtare përmes kryeqytetit të Serbisë, ku qëndruan deri rreth orës 15.00.
“Duke bllokuar duam të vëmë në dukje nyjen e pazgjidhshme në të cilën ndodhet prokuroria, reagimet e së cilës ose janë të vonuara ose mungojnë plotësisht, ndaj kërkesave dhe ligjeve të qarta dhe të sakta”, shprehen studentët në deklaratë.
Opozita kërkon dorëheqjen e kryetarit të Novi Sadit, Milan Gjuriq, dhe kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, presidentit të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale për shembjen e strehës së jashtme të ndërtesës të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, (ku vdiqën 15 persona).
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër