Studenti nga Tetova e transformon në moderne makinën e vjetër polake, përmes një sistemi elektronik
Kjo makinë është prodhim i vitit 1990, por sistemi elektronik i saj nuk dallon shumë nga autoveturat moderne. Për ta ndezur nuk ka nevojë për çelës, si shumica e automjeteve të tjera.
Studenti i mekatronikës nga Tetova, Adem Ameti ka krijuar një pajisje me të cilën këtë makinë të vjetër e ndez përmes përplasjes së duarve… me Bluetooth… me kartë… po ashtu edhe me kod. Idenë e fundit e ka marrë pikërisht nga filmi “Transporter”.
“Ideja më erdhi duke qenë në studime në Turqi. Bisedonim me një kolegë a mund ta bëjmë, dhe e bëmë, funksionoi. Vetura është e vitit 90-të se kishim shumë problem pasi që edhe praktikën e elektrikës e kam profesion dhe me diplomë, prandaj se kam patur problem montimin e kësaj pajisje, apo shfrytëzimin e pajisjeve të reja te pjesa e kësaj. Jam edhe student i mekatronikës dhe i di se si funksionojnë këto pajisje, programimi i tyre dhe pajisjet e reja që kombinohen me pajisjet e vjetra”, tregpn studenti.
Adem Ameti e ka blerë një makinë Fiat polak” (makinë e prodhuar në Poloni me licencë nga Fiatit) në gjendje shumë të keqe, madje as nuk ndizej, por me dhuntitë e tij e ka shndërruar në një automjet të lakmuar për shumëkënd.
“Ndihmë financiare kam prej prindërve, ndërsa ndihmë për pajisjet jam munduar të vetë ta kombinoj të gjithën. Pjesët që I kam përdorur kanë ardhur prej jashtë, prej Kine, prej Ali Ekspresit që porosisim, pasi që edhe kushtojnë më pak….”, shprehet studenti.
Adem Ameti ka vizion edhe për risi të tjera në fushën ku studion, por për këtë shpreson të mbështetet edhe nga shteti.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë