Studenti shqiptar nga Milano në protestë, Vasili: Korrupsioni është kthyer në sistem
Qytetarë të shumtë iu bashkuan këtë të hënë protestës së Partisë Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa mbështetës të PD-së ishin të pranishëm në numër të konsiderueshëm.
Mes pjesëmarrësve ishte edhe një i ri, Laert Vasili, student në Universitetin Bocconi në Milano, i cili foli para protestuesve ku ngriti shqetësime për gjendjen e vendit dhe për problemet që përballen bashkëmoshatarët e tij.
“Une jam Laert Vasili, ai i cili deri dje qendronte para jush si gjimnazist i Tiranes, sot si student i universitetit te Bocconit ne Milano. Prej 4 muajsh jetoj larg Shqiperise, ku zhvillimet ne vend i kam ndjekur vetem nepermjet medias. Sapo degjova thirrjen e Partise Demokratike, kam prere bileten e pare per te qene mes jush ne protesten kombetare kunder korrupsionit galopant dhe ksaj qeverisje te papergjegjshme qe ka mberthyer per fyti zhvillimin e vendit. Ngjarjet e fundit na kane treguar dhe njehere ne driten e diellit ato qe Partia Demokratike me vite i ka denoncuar. Cdo arrestim i zyrtareve te larte niset nga nje denoncim i opozites. Nuk eshte pare ne asnje vend Europian qe cdo dite te merren te pandehur nje mori zyrtaresh, nga me te pushtmetshmit ne vend Vetem ne Afrike, Azi Jugore ose ndonje ishull i harruar ne Oqeanin Indian kemi degjuar te tilla afera. Shqiperia qe lame ne, renditej e para ne rritjen e rrogave ku ja kalonim dhe fqinjve europian atyre rumune dhe bullgare. Ne vitin 2013, megjithese qeverisja jone nuk ishte perfekte, njerezit kishin shprese. Shprese per te ndertuar te ardhmen e tyre ne atdhe, per te krijuar familje ketu, per te hapur nje sipermarrje a per te hedhur nje hap ne jeten e tyre. Mbas 13 viteve qeverisje te Rilindjes, sado e forte propaganda, ne e shikojme si e zeza mbi te bardhe ku jemi. Shkolla qe mbyllen, administrate e fryre dhe tejet e politizuar. Ne cdo zyre qe futemi, gjejme nga 3-4 punonjes qe jam i bindur qe as vete se dine per cfare jane aty, pervecse te votojne partine shtet. Emigrimi masiv me largimin e 1 milion Shqiptareve. Shpopullim masiv, qe ne menyre te vecante ka prekur pjesen e te rinjve. Por si mundet nje i ri te shikoje te ardhmen e tij ketu, kur ka nje mungese te theksuar te meritokracise, ku punet ndahen sipas devotshmerise ndaj partise, ku per te blere nje apartament eshte e pamundur per nje te ri te thjeshte, e kur tregu boteror ecen me hapa te shpejte, nderkohe ne shqiperi gjen vetem pune krahu, nga ndertimi ne hoteleri, e rendomte si kamarier. Shqiperia mund te jete vendi i vetem ne Bote ku kamarieret kane diploma universiteti dhe drejtoret jane pa shkolle. Me mijera te rinj, te ndershem, ekselent dhe te afte, jane detyruar te emigrojne, te largohen masivisht drejt nje bote tjeter, nje bote demokratike ku mundi i secilit vleresohet, dhe ata nuk kontirbuojne ne atdhe por ne diaspore. Pikerisht ata do te ishin nje kontribut shume i vlefshem sepse e kane treguar ne tregun nderkombtare qe ja kane dale me pune. Korrupsioni eshte kthyer ne sistem dhe ka forme pirmadale, nga kreu i qeverise tek nepunesi i fundit. Ndoshta ne kemi qene te dobet si opozite, por sado te dobet te kemi qene, a i jep kjo te drejte Edi Rames te vjedhi zgjedhjet? A i jep te drejte te vjedhi buxhetin. A i jep te drejte te rrembeje cdo lloj pushteti ne kete vend. Ja ku del pra qe keto vite jemi mbuluar nga propaganda e atyre. Por e verteta vonon por nuk harron. Ne kemi qene dhe mbetemi ne anen e duhur te historise. Ne jemi misherimi levizjes se studenteve te 90-es. Ne jemi patriote, pro familjes, pro lirise se individit dhe mbi te gjitha ne jemi te ndershem. Ne jemi e ardhmja, ne jemi ndryshimi! Ne do ta cojme Shqiperine ne Europe. Demokrat, pritem 13 vjet, na ka ngelur qe keto muaj te fundit te mos ti ndahemi protestes si mjeti yne i vetem demokratik per heqjen e Edi Rames. Kerkesat tona jane te qarta: Qeveri Teknike, Zgjedhje te Parakohshme. Ne do te fitojme, ne do te fitojme per ta bere shqiperine me te mire, me te begate. Te rikthejme bijte tane ne atdhe. I bej thirrje cdo njeriu te ndershem ne kete vend, i majte a i djathte, bashkohuni me Partine Demokratike, besoni tek ne. Dite me te mira po vijne per shqiptaret. Endrra e nje Shqiperie Madheshtore eshte gjalle mes nesh! Zoti bekofte demokratet, zoti bekofte shqiptaret. Fitore Fitore Fitore”, tha ai.
Fjalimi i tij u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit dhe u konsiderua një mesazh i fuqishëm i brezit të ri për angazhimin qytetar dhe për transparencën në vend.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak