Studimi: Bërthama e brendshme e Tokës ka ndryshuar drejtimin e rrotullimit
Sipas një studimi të ri, bërthama e Tokës mund të ketë ndaluar së rrotulluari apo edhe të ketë ndryshuar rrotullimin e saj dhe tani po shkon prapa, shkruan Euronews.
Bërthama e planetit tonë përbëhet nga një shtresë e jashtme e metalit të lëngshëm dhe një shtresë e brendshme prej metali të ngurtë që është rreth 70 për qind e madhësisë së Hënës. Në përgjithësi besohet se bërthama rrotullohet në drejtim të kundërt të akrepave të orës kur shikohet nga Poli i Veriut.
Megjithatë, një studim që analizoi të dhënat e valëve sizmike gjatë 60 viteve të fundit nga studiues në Universitetin e Pekinit në Kinë arriti në përfundimin se rrotullimi i bërthamës ndaloi rreth vitit 2009 dhe më pas rifilloi, por në drejtim të kundërt.
Xiaodong Song dhe Ji Yang, të cilët janë autorët e studimit, deklarojnë se cikli i plotë i rrotullimit (në një drejtim, pastaj në drejtimin tjetër) i kësaj lëkundjeje zgjat rreth 70 vjet.
“Unë mendoj se bërthama, në lidhje me sipërfaqen e Tokës, rrotullohet në një drejtim dhe më pas në një tjetër”, i thanë ata AFP.
Sipas tyre, ndryshimi i fundit i rotacionit para vitit 2009 ka ndodhur në fillim të viteve 1970 dhe tjetri, besojnë ata, pritet në mesin e viteve 2040.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve