Studimi: Medikamentet për ADHD nuk rrisin rrezikun për çrregullime psikotike

26 Mars 2026 | 17:31

Një studim i ri ka zbuluar se medikamentet e zakonshme të përshkruara për çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) tek fëmijët jo vetëm që janë të sigurta në përdorim afat të gjatë, por mund të ulin rrezikun për zhvillimin e çrregullimeve serioze psikotike më vonë gjatë jetës.

Hulumtimi, i udhëhequr nga shkencëtarë në Universitetin e Dublin dhe Universiteti i Edinburgut, sfidon shqetësimet e hershme se medikamentet stimuluese mund të rrisin rrezikun për kushte si skizofrenia. Ata analizuan të dhënat shëndetësore të rreth 700 mijë personave të lindur në Finlandë, përfshirë edhe 4 mijë fëmijë të diagnostikuar me ADHD, dhe u pa se medikamenti më i përdorur, metilfenidati, nuk rrit rrezikun për psikozë kur ata rriten.

Autori kryesor i këtij studimi bëri me dije se një pjesë e vogël e fëmijëve me ADHD zhvillojnë psikozë, por medikamenti nuk është shkaku i këtij rreziku.

Më tej, studimi zbuloi një efekt të mundshëm mbrojtës për fëmijët që trajtohen para moshës 13 vjeç, të cilët kanë një rrezik pak më të ulët për të zhvilluar psikozë më vonë. Kjo sugjeron se medikamentet mund të bëjnë më shumë se sa thjesht të menaxhojnë simptomat e ADHD-së; ato mund të ofrojnë mbrojtje afatgjatë ndaj sëmundjeve të rënda mendore.

Megjithatë, studimi është bërë vetëm për metilfenidatin dhe për fëmijët dhe adoleshentët nuk ka të dhëna për ilaçet e tjera stimulante.

ADHD është një nga çrregullimet mendore më të zakonshme, duke prekur rreth 8% të fëmijëve dhe adoleshentëve. Në mbarë botën, rreth 366 milionë të rritur kanë ADHD, me simptoma që përfshijnë vështirësi për t’u përqendruar, paqëndrueshmëri dhe impulsivitet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026