“Studioja deri në 6 të mëngjesit”,Robert Radoja tregon si lindi dashuria për pianon

28 Janar 2024 | 17:41

Kompozitori Robert Radoja, personazh i kësaj jave në “Profil” me Greta Topjana në Euroneës Albania, ka rrëfyer se si kur ishte ende i vogël nisi ti binte pianos.

Lidhja e tij me pianon ka nisur në moshën 12-vjeçare, moshë e cila sipas tij ishte e madhe për të nisur pianon, pasi duhet ta kishte nisur atë që në moshën 6-vjeçare, por me shumë punë arriti që brenda 6 muajsh të bënte punën që duhet të kishte bërë në 6 vite.

“Pianoja kishte vetëm një gjë. S’kishte nevojë të mendoje, por ishte nevoja që 6 deri në 8 orë në ditë duhet të mësoje. Ne 4 piano kishim gjithsej, në ishim 3 djem dhe 18 vajza. Vajzat do studionin ditën, ndërsa ne djemtë e shkretë fillonim në orën 10 të darkës deri në 6 të mëngjesit”,-tha profesor Radoja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026