Studiuesi Kapri: Kjo është “thembra e Akilit” mes Shqipërisë dhe Greqisë

22 Dhjetor 2022 | 22:44

Studiuesi Erald Kapri tregoi në “Now me Erla Mëhillin” thembrën e Akilit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai u shpreh se mes dy vendeve ka disa ndasi historike, politike dhe ndërshtetërore të cilat janë të pazgjidhshme për shkak të bllokimit të palës greke, të cilat nuk i shërbejnë frymës së mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ka katër vite që na është premtuar heqja e ligjit të luftës, që janë disa dhjetëra dhe qindra shtetas shqiptarë që u janë konfiskuar pronat në vitet 40’, mes tyre dhe ambasada shqiptare e vjetër në mes të Athinës, që ende nuk e kemi marrë për shkak se ky ligj nuk është aprovuar akoma, apo deri tek thembra e Akilit mes dy vendeve që është çështja çame,” – tha Kapri.

Ai u shpreh se bëhet fjalë për çështje të drejtash dhe një gjenocid i cili nuk njihet ende nga një vend si Greqia që është anëtare e Bashkimit Europian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026