Suedi, bien shifrat e pasagjerëve që udhëtojnë me avion

11 Janar 2020 | 11:44

Një ndër faktorët se pse numri i udhëtarëve në aeroportet e Suedisë është në ulje është për shkak të kritikave të kohëve të fundit për ndotjen që shkaktojnë udhëtimet me avion.  

Swedavia, që operon në 10 aeroportet më të ngarkuara në vend, tha se numri i pasagjerëve është ulur me 4 për qind, nga 42 milionë pasagjerë që kanë udhëtuar në 2018-n, në 40 milionë vitin e shkuar.

Pasagjerët ndërkombëtar që kalojnë në aeroportet e Suedisë kanë rënë me 2 për qind, ndërsa udhëtarët vendas kanë rënë me 9 për qind.

Ekspertët thonë se shkaku i rënies së numrit të pasagjerëve në Suedi – njëkohësisht dhe vendlindja e aktivistes së klimës Greta Thunberg – është pjesërisht për faj të lëvizjes, “flygskam”, e cila është mjaft kritike ndaj industrisë së aviacionit për shkak të ndotjes që ajo shkakton në mjedis.

“Rënia e numrit të pasagjerëve është një shenjë se lëvizja “flygskam” ka një ndikim real,” thotë Andrew Murphy, një ekspert i aviacionit nga “Transporti dhe Mjedisi”.

“Por për të ulur emetimet në kuotën e duhur, kemi nevojë për ndërhyrjen e qeverisë që të rregullojë me ligj emetimet e aviacionit”.

Lëvizja “flygskam” doli në pah për herë të parë në verë të vitit 2017 kur këngëtari Staffan Lindberg deklaroi se kishte hequr dorë nga fluturimet.

Thunberg, e cila ka ngjallur një lëvizje rinore globale që bën thirrje për ndërhyrjen e qeverive për ndryshimet klimatike, ndoqi të njëjtën rrugë dhe lundroi me katamaran për shkuar në një konferencë në SHBA.

Adoleshentja, duke folur për numrat në ulje të muajit të shkuar të fluturimeve vendase në Suedi dhe Gjermani, tha se numrat do të ndihmojnë të sjellin “një ndryshim të sistemit” që është i nevojshëm për të zgjidhur “krizën klimatike dhe mjedisore” të planetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026