Sulejmanaj: Nuk hapet transporti publik pa u plotësuar kërkesat tona, do fikim edhe autobusët e stafeve
Shoqatat e transportit publik do të protestojnë sërish sot përpara ministrisë me një kërkesë shtesë ndaj qeverisë. Eneo Sulejmanaj, kreu i shoqatës së transportit Ndërqytetas dhe Rrethqytetas tha për Euronews Albania se ata do të kërkojnë një pagë shtesë për punonjësit e transportit publik.
“Transporti publik është sektori i parë që u mbyll më 12 mars dhe nuk dihet ende se kur do të hapet.
25-30 mijë punëtorët e këtij sektori janë në vështirësi të mëdha ekonomike. Pothuajse të gjithë kryefamiljarë. Me 130 mijë lekë të vjetra në muaj është e vështirë të mbijetosh, sidomos në Tiranë.
Është e domosdoshme që të mendohet për këta punëtorë. Protesta e sotme organizohet nga punëtorët dhe qytetarët që kërkojë të hapet transporti publik”, tha ai.
Z. Sulejmanaj u shpreh se shoqatat e transportit janë të vendosura të mos dalin në punë ditën e hënë, afat i vendosur deri tani nga Ministria e Shëndetësisë, pa u plotësuar fillimisht kushtet e tyre që kanë të bëjnë me kundërshtimin e disa pikave në protokollin e sigurisë.
“Kemi dërguar edhe kundërshtimet tona për protokollin e sigurisë. Sipas tyre i bie që të punësojmë policë në vend të faturinove, duhet të mbetet në ndërgjegjen e njerëzve. Në këto kushte nuk nis transporti publik ditën e hënë. Pa plotësuar kërkesat, është një vetëvrasje të dalim në punë. Nuk kemi para të humbasim duke dalë në punë, deri tani jemi munduar të mbajmë edhe punonjësit me pagesa por s’mban më”, tha z. Sulejmanaj.
Ai paralajmëroi se nëse nuk do të ketë ende reagim nga qeveria, do të fiken edhe autobusët që deri më tani po përdorën për transportin e stafeve të kompanive në mënyrë që të mos ketë më asnjë lloj transporti.
Z. Sulejmanaj përgënjeshtroi edhe lajmin se iu janë falur taksat vendore, siç lajmëroi pak kohë më parë kryeministri Edi Rama.
“Dje na ka mbërritur fleta e pagesës së taksave vendore, për të cilat kryeministri tha se do i falte”, u shpreh ai.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut