Sulmi me armë në Veri, Vuçiç deklaratë për mediat: Ditë e vështirë për popullin tonë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dalë në një deklaratë për mediat pas situatës në Veri të Kosovës, ku një polic mbeti i vrarë si dhe tre sulmues.
Ai theksoi se sot ishte një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008.
Më tej ai nënvizoi se paralajmëroi në Bruksel dhe Nju Jork se e gjithë kjo mund të ndodhte, por që sipas tij shumë pak e dëgjuan.
“Kjo është një nga ditët më të vështira për vendin dhe popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. U kërkoj falje qytetarëve që nuk mundëm t’i drejtoheshim më herët. Që nga viti ’99 nuk kemi kontroll mbi KiM. Na mori shumë kohë ta hetojmë vetë se çfarë ka ndodhur në Kosovë.
Në orën 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga Kosova kanë vendosur dy kamionë si barrikada në Banjskë, në veri të Kosovës. Më pas vjen policia e Kosovës, duke tentuar t’i largojë. Ka një konflikt dhe në atë konflikti, vritet polici Afren Bunjaku dhe plagoset një tjetër. Në orën 08:57 mbyllen vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak, vazhdojnë përleshjet. Në orën 10:15 shqiptarët njoftojnë se katër komuna janë zonë e anti- operacione terroriste Çfarë ndodhi në të vërtetë?
Edhe pse folëm shumë herë për këtë, edhe pse paralajmërova në Bruksel dhe Nju Jork se e gjithë kjo mund të ndodhte, pak njerëz donin të dëgjonin. Serbët dhe jo nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por njerëzit nga Kosova, u rebeluan duke mos dashur të durojnë më terrorin e Kurtit. Që nga 3 nëntori, kur ai zëvendësoi komandantin Gjuriq për rajonin e Veriut, 62 herë ata përdorën të ashtuquajturën, Policia e Kosovës kundër serbëve”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve