Sulmi në Bruksel, Macron nga Pallati i Brigadave: Europa jonë është e tronditur
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ndodhet në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare.
Mbrëmjen e së hënës në nder të tij u organizua një pritje në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e tij Macron e cilësoi shekullore miqësinë mes dy vendeve tona, ndërsa nuk la pa përmendur sulmin terrorist në Francë dhe atë në Belgjikë, që siç tha kanë tronditur Evropën.
“Gjendem këtu para jush ndërkohë që Franca u prek nga një sulm terrorist javën e kaluar, preku një profesor të frëngjishtes. Barbaria goditi përsëri, duke sulmuar ata që mësojnë këtë gjuhë, që prej shekujsh shpërndan vlera, ndriçim, shpresë dhe juve e përmendët plotësisht këtu. Gjendem këtu para jush ku para disa minutash, Brukseli u godit nga një atentat terrorist që i mori jetën dy evropianëve. Evropa jonë është e tronditur. Kjo tregon evidencën e asaj që ju jeni, evropianë, me zemër, me kulturë për të ardhmen. Vizita e parë dypalësh e një presidenti francez në Shqipëri, është lumturi e madhe t’i përgjigjem ftesës tënde i dashur Edi. Miqësia mes dy popujve tanë është shekullore, ju e përmendet”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë