Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, kufizime të furnizimit me ujë në 3 komuna në Veri
Kompania e ujësjellësit e rajonit të Mitrovicës, KRU Mitrovica, njoftoi të mërkurën se do të zbatojë reduktime në furnizimin me ujë për konsumatorët e saj në Mitrovicën e Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj, si rezultat i pasojave që shkaktuan dëmet nga sulmi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit javën e kaluar.
Ajo tha se banorët e qytetit të Mitrovicës së Jugut do të përballen me mungesë uji nga ora 18:00 deri në orën 06:00, ndërsa fshatrat e kësaj komune nga ora 09:00 deri në orën 18:00.
Banorët e qytetit të Vushtrrisë nuk do të furnizohen me ujë nga ora 18:00 deri në orën 06:00, ndërsa fshatrat e kësaj komune nga ora 09:00 deri në orën 18:00.
Në Skenderaj reduktime do të ketë nga ora 18:00 deri në orën 06:00 për banorët e qytetit, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 18:00 për banorët e fshatrave të komunës.
Kompania nuk tregoi se sa do të zgjasin reduktimet e ujit, të cilat vijnë si pasojë e shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, për çfarë autoritetet kosovare e kanë fajësuar shtetin fqinj Serbinë. Serbia i ka mohuar akuzat.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
“Me qëllim të furnizimit sa më të mirë për të gjithë konsumatorët tanë, ju lusim që ujin ta konsumoni në mënyrë sa më racionale sidomos në situatën në të cilën ndodhemi”, tha KRU Mitrovica.
Ajo u bëri thirrje konsumatorëve të vet të mos e përdorin ujin për pije.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë