Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh, reagon Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim
21 Gusht 2022 | 11:26

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas sulmit në uzinë e Gramshit.

Në një postim në Twitter Kim thotë se ditën e sotme ka folur me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingjin rreth incidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

“Ne qëndrojmë me aleatin tonë teksa autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të vënë para përgjegjësisë autorët”, shkruan ambasadorja.

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban. Detaje të reja nga ngjarja

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit tragjik në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe u...
09:06 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar një orë më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, mëngjesin e kësaj të...
08:37 | 05/06/2026

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç. Sakaq, bëhet...
07:26 | 05/06/2026