Superkupa e Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Egnatia – Kukësi

7 Dhjetor 2024 | 17:51

Viti 2024 për futbollin shqiptar do të mbyllet me Superkupën e Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”. Ndeshja Egnatia – Kukësi do të luhet më 26 dhjetor, në orën 19:00.

Federata e Futbollit ka njoftuar të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për Superkupën e Shqipërisë.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.

Biletat mund të blihen vetëm online në ebileta.al  në këtë link: Biletat e ndeshjes: Egnatia – Kukësi

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026