Supersfidë në Champions League, Real Madrid kërkon madhështinë ndaj Manchester City
Në mbrëmje, Spanja do të marrë të gjithë vëmendjen e sportdashësve, pasi aty zhvillohet një supersfidë në futbollin evropian, në Ligën e Kampionëve: Real Madrid, vendës, përballet me Manchester Cityn.
Ky është ballafaqimi i 15-të mes tyre, një sfidë që nuk vlen vetëm për 3 pikë, por për historinë, moralin dhe petkun e më të mirit, që do të ndikonte shumë në vazhdimësi.
Madrilenët po kalojnë një formë jo shumë të mirë dhe për Xabi Alonson shkarkimi nuk është larg. Në anën tjetër, Guardiola është i qetë, skuadra po i përgjigjet, por më tepër e ka fituar besimin e drejtuesve.
Në këtë ndeshje anglezët vijnë si favoritë; te Reali mungesat janë të shumta, ndërsa të gjithë shpresojnë se Mbappé do të jetë i gatshëm.
Në 5 ndeshjet e fundit mes tyre, Real Madrid ka fituar 3, një është mbyllur në barazim dhe një fitore u takon anglezëve.
Champions League zhvillon edhe duele të tjera interesante këtë të mërkurë, kur në fushë zbresin edhe kampionët në fuqi, që sfidohen nga Athletic Bilbao në transfertë.
Club Brugge-Arsenal, Juventus-Pafos, Dortmund-Bodø/Glimt dhe Benfica-Napoli, si dhe Leverkusen-Newcastle, priten po ashtu me shumë interes në këtë kompeticion.
Qarabağ-Ajax dhe Villarreal-Copenhagen janë dy sfidat që hapin këtë të mërkurë.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 20:02 Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për një viktimë
- 19:52 Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike (PAMJE)
- 19:23 Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi