Sveçla: Gjithçka gati për regjistrimin e mjeteve me targa RKS
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në prag të fillimit të regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në ato RKS, ka mbajtur sot takim me koordinatorët e Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se takimi ka pasur për qëllim njoftimin për përgatitjet e fundit që është duke i bërë Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me këtë proces, ku u theksua se tashmë gjithçka është gati për fillimin e regjistrimit të mjeteve me targa RKS, shkruan KosovaPress.
‘Ministri Sveçla ofroi mbështetjen e plotë të tij dhe të Qeverisë, më qëllim të realizimit të këtij objektivi, që është në të mirë të të gjithë qytetarëve, sepse përmirëson sigurinë në trafik, ulë numrin e veturave pa regjistrim dhe përmirëson sigurinë në përgjithësi. Nga fundi i javës së kaluar, MPB ka filluar fushatën informuese duke njoftuar qytetarët se nga dita 1 gusht deri më 30 shtator 2022 do të fillojë procesi i regjistrimit të targave ilegale në RKS në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve. Gjatë kësaj periudhe qytetarët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga shumë lehtësira për kthimin e automjeteve në targat e regjistrimit RKS’, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar