Sveçla: Hedhja e granatës në veri në shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pretendoi se shpërthimi i një granate dore në Mitrovicë të Veriun mbrëmjen e 21 shtatorit, ishte në shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve, nën dyshime për krime lufte.
“Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë”, tha Sveçla.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se shpërthimi i një granate dore është raportuar në orën 22:40 dhe “përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”.
Tre serbë u arrestuan më 20 shtator në veri të Kosovës, nën dyshime për krime lufte. Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe dhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, i kanë cilësuar arrestimet si “të motivuara politikisht”.
“Të njëjtit dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim, dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës”, tha Sveçla.
Ministri kosovar tha se “inspirimi, mbështetja dhe urdhri” për shpërthimin “kanë ardhur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, duke mos ofruar dëshmi për këto pretendime.
Njoftimi për shpërthim në veri vjen në kohën kur në këtë pjesë të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – tensionet vazhdojnë të jenë të larta që nga fundi i majit.
Kjo pasi serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në prill – votime që u bojkotuan nga partitë dhe qytetarët serbë.
Në korrik, Kosova u pajtua që të ndërmarrë disa hapa në shtensionimin e situatës dhe që atëherë ka thënë se ka reduktuar praninë policore në veri dhe ka ndërmarrë veprime ligjore për të mundësuar largimin e kryetarëve komunalë përmes një peticioni.
Pavarësisht se këto hapa janë mirëpritur nga Bashkimi Evropian, Brukseli ka kërkuar që të bëhet më shumë drejt shtensionimit të plotë të situatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare