Sveçla thirrje Serbisë: Dorëzoni 6 terroristët që po mjekohen në Novi Pazar

25 Shtator 2023 | 15:28

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi në një konferncë për media këtë të hënë se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Ai argumentoi se sulmi nuk ishte i rastësishëm, por i planifikuar për muaj të tërë.

Sipas tij këtë e dëshmon armatimi i gjetur në manastirin e Basnjkës dhe mjetet me të cilat lëviznin terroristët, ku armët dhe municioni ishte i bollshëm për një grup prej qindra personash.

Ministri i Brendshëm i Kosovës i bëri thirrje Beogradit të dorëzojë të gjithë terroristët që kanë marrë pjesë në sulm, përfshirë dhe 6 prej tyre që ndodhen në spitalin e Novi Pazarit, sipas informacioneve të siguruara .

Ai tha se në bazë të informatave, disa nga pjesëtarët e grupit që sulmuan policinë ishin pjesëtarë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, që Kosova i ka shpallur si organizata terroriste më herët gjatë vitit.

Deklaratat ministri Sveçla i bërë gjatë prezantimit për media të armatimit të sekuestruar në Veri.

Ai tha se pjesë e dokumenteve të gjetura në një prej mjeteve, nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit, është i lidhur drejtpërdrejtë me sulmin.

“Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit që, po ashtu, është në listën e zezë të SHBA-së, Millan Radoiçiç, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve të institucioneve të Serbisë dhënë Millan Radoiçiqit ku është edhe lista me armët që ai posedon, me numra, me të gjitha që janë gjetur në veturën e parë në radhë atje dhe patjetër që dokumenti origjinal është në dorën e forenzikës”, tha Sveçla.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026