Syri digjital, okulistja: Teknologjia po dëmton shikimin e fëmijëve

26 Shkurt 2025 | 17:41

Syri digjital është termi më i ri përdorur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe që tregon dëmtimet në shikim si pasojë e ekspozimit të gjatë përpara pajisjeve teknologjike. Kjo problematikë haset më shumë tek fëmijët dhe studentët ndërsa shenjat janë disa.

“Kishte ankesa të fëmijëve që kishte dhimbje koke, lodhje të syve, skuqje të syve, lotim të shtuar ose tharje të tyre, dhimbje të shpatullës, dhimbje të qafës dhe kjo u bë alarmant sepse fëmijët nuk përqendroheshin në orët e mësimit, kishin lodhje përpara se të mbaronin orët e mësimit”, thotë Suzana Xhuka, okuliste.

Rastet e fëmijëve me syrin digjital nuk mungojnë as në vendin tonë dhe sfida në trajtim sipas okulistëve është e madhe.

“Syri digjital është një sfidë me e madhe për ta luftuar se sa në rastet kur kishim vendosje syzesh, nuk është vetëm vendosja e syzeve por duhet të bëjmë studime të thella për të mjekuar fëmijët, Në momentin që thotë një fëmijë rri 5-6 orë me telefon normal që ka syrin digjital”, shprehet okulistja.

Përdorimi me orë të zgjatura i pajisjeve teknologjike ka çuar në shtimin e rasteve të fëmijëve me miopi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026