Szczęsny thuajse i Barcelonës, mediat polake konfirmojnë akordin

26 Shtator 2024 | 16:50

Vojçek Shezni mund të konsiderohet lojtari më i ri i Barcelonës, teksa lajmi është konfirmuar nga mediat polake.

Sipas një artikulli të publikuar nga meçiki pl, palët kanë arritur akordin me njëra-tjetrën, duke zgjidhur dhe cështjen e pagesës që duhet ti kalojë Juventusit, pasi në rast se lojtari rikthehej nga pensionimi, do të duhet ti paguante afro 10 milionë euro bardhezinjve. Ky fakt nuk ka më rëndësi në këtë pikë, pasi gjithcka është zgjidhur, ndërsa portieri 34-vjecar pritet të kryejë testet mjekësore këtë të enjte.

Ai do të firmosë kontratën që e mban lidhur me katalanasit deri në fund të këtij sezoni. Kujtojmë se Shezni u tërhoq nga futbolli aktiv pak javë më parë, por duket se influenca e Robert Lewandowskit ia doli të kthejë në aktivitet ish-gardianin e Juventusit.

“Unë vetëm shpresoj që Marc të shërohet shpejt, ai është një mik i mirë dhe një portier i madh dhe i uroj atij më të mirën. Kjo është e vetmja gjë që mund të komentoj”, u shpreh së fundmi Shezni. Në orët në vijim pritet të konfirmohet si pjesë e blaugranëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e dy protestuesve të arrestuar të enjten gjatë përplasjeve me policinë pranë Parlamentit. Sipas vendimit të gjykatës, u miratua...
10:42 | 27/07/2026

Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)

Forca të shumta policie kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët vijojnë protestën...
10:11 | 27/07/2026

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit duket se kanë ndryshuar strategjinë e tyre të protestës. Ata...
09:45 | 27/07/2026