“Tabaku dhe Çupi jashtë listës së mbyllur”, surpriza te kandidatët e PD për Tiranën
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga dorëzimi i listave të kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, raportoi nga selia e Partisë Demokratike, ku përshkroi zhvillimet e fundit dhe emrat e përfolur për qarkun e Tiranës.
Sipas Hoxhës, një surprizë e madhe pritet për Tiranën, pasi dy deputetet e PD-së, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, janë përjashtuar nga lista e mbyllur dhe do të përfshihen në listën e hapur të Tiranës.
“Lista e mbyllur e PD-së përfshin emra të njohur, të cilët janë: Sali Berisha, Edi Paloka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri, Fatmir Mediu, Erisa Xhixho, Klevis Balliu, Mesila Doda dhe Tedi Blushi”, tha Hoxha.
“Një element i veçantë që bie në sy është prania e katër përfaqësuesve të partive aleate të PD-së në listën e mbyllur: Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho (nga Partia e Lirisë), Fatmir Mediu (nga PR) dhe Mesila Doda (nga PDIU). Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi do të përfshihet në listën e hapur në qarkun e Tiranës”, tha gazetari Ardit Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dalin emrat e mundshëm të kandidatëve për deputetë të PD dhe PS në qarkun e Durrësit
- Listat e PS: Pas Agron Malajt dhe Tërmet Peçi jep dorëhejen nga bashkia e Tepelenës
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona