Tabaku: Mos krijoni ngërç, të zgjedhim një avokat mbi ligjin e rregulloren
Deputetja e PD, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka deklaruar se nuk është e rëndësishme zgjedhja e avokatit të popullit deri më datë 18. Sipas saj është më e rëndësishme përcaktimi i një procedure dhe fakti që kandidati të jetë konsensual.
Ajo shtoi se PD është gati që të dorëzojë kandidaturat për Avokat Populli që ata mbështesin duke shtuar se duhet që të bëjnë një proces transparent.
“Të gjitha firmat që mblidhen jashtë vullnetit të grupit parlamentar para se procesi i përzgjedhjes të ketë filluar nuk kanë asnjë vlerë. Për me të pas vendimit të Komisionit të Ligjit ku vetë zoti Manja e pranoi qe të gjitha kandidaturat kanë rënë.
Në qoftë se disa kandidatura mbështeten po nga të njëjtët firma deputetesh, pra një deputet mund të mbështesë një kandidat. atëherë juridikisht të gjitha kandidaturat kanë rënë. Sot jemi në kushtet e nisjes së një procedure ku ti japim Shqipërisë një kandidaturë të denjë për avokatit të popullit.
Binarët e ligjshmërisë edhe kushtetutës do të ishin vetëm kur PD t’ju kishte nisur një shkresë zyrtare me kandidatët e saj. Le të zgjedhim një avokat mbi ligjin e rregulloren. Mos krijoni ngërç kushtetues”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë