Tabaku: Nëse prindërit e ministrave jetojnë me 60 lekë në ditë, unë dorëhiqem

18 Nëntor 2025 | 19:58

Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike, e ftuar në Euronews Albania në edicionin informativ të moderuar nga Mirela Milori, ka shpjeguar skemën aktuale të pensioneve. Sipas saj, përllogaritja e re nënkupton që një pensionist në fshat përfiton vetëm 20 lekë në ditë, ndërsa një pensionist në qytet 60 lekë në ditë.

“Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh më shumë. Është detyrë e opozitës, detyrë e qytetarëve dhe detyrë e kujtdo tjetër të reagojë. Duhet përshëndetur sa herë që ndodh një gjë e tillë. Ajo që po ndodh tani është që bonusi i fundvitit do të shpërndahet nga qeveria në muajin e fundit të vitit. Pra, është e njëjta shumë që jepet në fundvit, e ndarë në 12 muaj. Qeveria mendon ta shpërndajë gjatë gjithë vitit. Konkretisht, një pensionist në fshat do të marrë 20 lekë më shumë në ditë, ndërsa një pensionist në qytet 60 lekë më shumë në ditë. Nëse prindërit e një ministri jetojnë me 60 lekë në ditë, unë dorëhiqem.”-tha Jorida Tabaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026