Tabaku: SPAK tha po prishen provat, Parlamenti të votonte për arrestimin e Ahmetajt

13 Korrik 2023 | 21:48

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha në emisionin Now në Euronews Albania se PD e ka denoncuar aferën e inceneratorëve që në 2018 dhe ngriti një komisionin që i shërbeu SPAK për të hetuar këtë aferë.

Sipas Tabakut, tensionet sot në Kuvend erdhën vetëm pas vendimit të mazhorancës për të mos votuar heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, siç kërkoi me ngulm SPAK.

“SPAK ka sjellë një dosje, sot parlamenti duhet të votonte vendimin e Këshillit të Mandateve sot. Drejtuesin i SPAK ka thëne se po ndërhyhet mbi provat dhe po bëhet presion mbi dëshmitarët ndaj është imediate që kjo të bëhet menjëherë. Parlamenti duhet ta kishte vënë sot në seancë plenare. Sot nuk do kishte debat nëse parlamenti duhet të kishte bërë atë që kërkonte SPAK. Parlamenti sot nuk duhet të ishte bërë mburojë. Në sajë të komisionit hetimor sot është vendosur një standard tjetër”, tha Tabaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026