Tabaku takime në Maqedoninë e Veriut për çështjen e integrimit të rajonit

6 Qershor 2023 | 11:00

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europian, Jorida Tabaku, ishte në një vizitë në Maqrdoninë e Veriut për të marrë pjesë në takimin e parë mes tre komisioneve të çështjeve të integeimit Europian.

Pas takimit me kryetarin e Komunës Tetovë dhe njëkohësisht kryetarin e Lëvizjes Besa, z Kasami, ajo vazhdoi turin e takimeve në Shkup. Në qendër të axhendës ishin takimet me faktorin politik shqiptar ku në fokus qe procesin integrimit Europian për më së pari lidhja mes shteteve ku jetojnë shqiptarët.

Gjatë takimit të mbajtur në sallën Trajkovski në parlament znj Tabaku u shpreh në lidhje me rëndësinë e procesit të të integrimit dhe praninë e këtij procesi tek qytetarët. Ajo theksoi faktin se procesi integrimit është realisht transformues kur qytetarët përfitojnë prej tij.

Pjesë të takimeve ishte dhe kryetari kuvendit Talat Xhaferri dhe zv kryeministri Grubi me të cilin u diskutua lidhjet infrastrukturore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tabaku theksoi se në fushën e investimeve të huaja Maqedonia e Veriut është më përpara Shqipërisë duke përthithur më shumë investime.

Me kryetarin e BDI, Ali Ahmetin, takimi u fokusua në ndryshimet e kërkuara kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe interesin e rajonit në procesin e integrimit. Të dyja palët ranë në dakordësi se integrimi rajonit është jetik dhe i domosdoshëm duke parë rrezikub rus që është krijuar në rajon që pas agresionit rus të Ukrainës.

Në fund të agjendës znj Tabaku u takua edhe me deputetët e VRMNO me të cilët diskutoi çështjet mbi ndryshimet kushtetuese dje prpceset e integrimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026