Takimi informal i Dumanit me median, Rumano: Mjafton të mos cënohet sekreti hetimor
Temë e diskutimit në emisionin “Review” në Euronews Albania ishte takimi informal i kreut të SPAK, Altin Dumani me gazetarët, ku rodhën të dhëna nga disa nga çështjet më sensitive të SPAK.
I ftuar në studio avokati Gentian Rumano tha se lidhja e medias me institucionet duhet të jetë deri në atë pikë sat ë dhënat që nxirren nuk duhet të cënojnë sekretin hetimor.
“Media që komunikon me prokurorët e SPAK-ut kjo dihet. Të dhënat që publikon media, qofshin dëshmi apo dokumenta, nuk kanë burim përveçëse të dalin nga institucionet dhe zyrtarët shtetëror. Gazetarët thonë që ardhur qukapiku dhe ua ka lënë te dera kjo dihet. Që ka një marrënie informale mes institucioneve dhe mediave kjo dihet.
Që të jemi korrekt duhet që të dhënat sensitive nuk duhet të bëhen publike. Informacioni që duhet të dalë nga institucioni duhet të jetë shumë sipërfaqësore dhe duhet të ketë të bëjë vetëm me çështjen që po hetohet por pa dhënë të dhëna se çfarë hetimi po bëhet. Duke mos u dhënë kjo e dhënë ruhet sekreti hetimor, ajo që është dhe më e rëndësishmje”, tha Rumano.
LEXO GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit