Talat Xhaferi hedh poshtë kërkesën e VMRO-DPMNE për mbajtjen e referendumit
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi hodhi poshtë nismën e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së për organizimin e një referendumi për anulimin e marrëveshjes me Bullgarinë.
Përmes një komunikate, Xhaferi, tha se iniciativa për referendum nuk është në përputhje me Kushtetutën”.
Sipas kreut të Kuvendit, marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.
VMRO DPMNE-ja, më 9 shtator kishte dorëzuar nismën për referendum me arsyetimin se Marrëveshja me Bullgarinë është antikombëtare dhe antishtetërore, pasi rrezikon identitetin dhe gjuhën maqedonase.
Para nisjes formale të bisedimeve për anëtarësim në bllok, Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën për të përfshirë pakicën bullgare në preambulën e saj.
Ndryshimi i Kushtetutës maqedonase bëhet me dy të tretat e votave, të cilat shumica parlamentare nuk i ka.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit