Talentet e së ardhmes/ Violinistët ripërtërijnë traditën e muzikës klasike

11 Prill 2024 | 16:33

Tashmë ata kanë nisur të hedhin hapat e parë në skenën e muzikës klasike në Gjirokastër.

Instrumentistët e vegjël të rrethit të violinës në Qendrën Kulturore të FëmijëveFato Berberi” plot dëshirë mësojnë të interpretojnë pjesë të ndryshme muzikore. 20 nxënësit e këtij kursi tashmë janë pjesë e aktiviteteve kulturore, veçanërisht koncerteve të muzikës instrumentale.

“Mua më ka pëlqyer shumë instrumenti i violinës sepse është diçka që mua më bën të ndihem mirë dhe ajo më qetëson, mua më pëlqen shumë violina dhe me mësuesen time kemi zgjedhur të bëjmë një punë shumë të mirë dhe shpresoj që t’ia arrijmë”

“Që kur isha e vogël më pëlqente shumë violina, kam dy vite që e studioj është një instrument shumë i bukur dhe me punën e palodhur kemi arritur të bëjmë gjëra shumë të bukura”-

“Violinën e kam dashur që në moshë të vogël, më ka pëlqyer shumë kur dilja dëshiroja që të kisha një violinë dhe prandaj e zgjodha”

Interesi i fëmijëve për të mësuar instrumentin e violinës është i lartë ndërsa ata kanë edhe mbështetjen e prindërve.

Qendra Kulturore e Fëmijëve organizon aktivitete të ndryshme artistike midis të cilave spikatin edhe violinistët e vegjël.

“Interesi për këtë instrument është shumë i madh, në shtator ne kemi pasur prurje të reja dhe interesi është kaq i madh sa vazhdojnë dhe vijnë akoma fëmijë për të ndjekur kursin e violinës, pjesët që ne i trajtojmë në këtë rreth janë më tepër pjesë tematike, të bukura pjesë që fëmijët i mësojnë deri diku pak më thjeshtë dhe kjo tregon edhe mëse miri punën tonë”-theksoi Luvjanola Haska.

Mbështetja e këtij grupi instrumentistësh të vegjël do të mundësonte ringritjen e orkestrës të muzikës klasike, e cila në vite ka pasur traditë të pasur në Gjirokastër.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026

“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori

Filmi biografik “Michael”, kushtuar legjendës së muzikës Michael Jackson, ka vendosur një rekord të ri në kinematë botërore, duke u bërë filmi biografik me fitimet...
08:30 | 29/06/2026