“Taravari është takuar me zyrtarin që është anti BE!”-Artan Grubi zbulon foton

22 Mars 2024 | 11:41

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një lidhje direkte nga Shkupi për Euronews Albania foli për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut, ku duket se fushata zgjedhore sa vjen e bëhet më e ashpër mes shqiptarëve.

Grubi tha se Arben Taravari ka pasur takime më herët me Apasiev, i cili sipas tij është personi që kërkon shpërbërjen e marrëveshjes së Ohrit, pavarësisë së Kosovës, largimin e Maqedonisë nga NATO dhe Bashkimi europian

“Po ju tregoj një fotografi të Taravarit me zotin Apasiev. Apasiev është personi që kërkon shpërbërjen e marrëveshjes së Ohrit, pavarësisë së Kosovës, largimin e Maqedonisë nga NATO dhe Bashkimi europian. Kjo foto është bërë para një viti.

Të gjithë këta nga i pari te i fundit kanë qenë anëtarë të BDI. Tarvari deri para një muaji ishte pjesë e kësaj qeverie që tani po thotë është e keqe. Para një muaji doli. Izeti, 22 vite ka qenë funksionarë i lartë në BDI dhe kur dëshiroi të bëhej kryetar në vend të Ali Ahmetit dhe kur e pa që nuk e ka kapacitetin vendosi të largohet nga BDI-ja. Edhe Bilall Kasami ka qenë pjesë e qeverisë me ne”,-tha Grubi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026