“Rusia ndikim të frikshëm në RMV”! BDI lëshon alarmin

21 Mars 2024 | 19:58

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas rezultateve të fundit të zgjedhjeve ruse edhe në territoret jashtë Rusisë, duke theksuar se diktatori Putin, në zgjedhjet ruse të zhvilluara gjithandej, mbështetje më të madhe ka marrë në Maqedoninë e Veriut.

BDI thekson se sipas Komisionit zgjedhor të Rusisë, 88.1% e qytetarëve të Rusisë që jetojnë në Maqedoni të Veriut, kanë votuar për Putinin.

“Kjo dëshmon se politika ruse është prezente, nuk ka hequr dorë dhe vazhdon të përpiqet çdo ditë e më shumë të rrezikojë rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rrënojë çdo të arritur të vendit vitet e fundit. Në skenarin rus të Putinit, ka kohë që janë renditur zëshëm parti politike në Maqedoni”, thuhet ne deklaratën e BDI.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026