Tatimet ‘zbresin’ në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit

17 Janar 2026 | 14:19

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke nisur nga 16 janari ata kanë filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave.

Kontrollet do të përfshijnë vetëm tek ato subjekte që nuk kanë respektuar pagat dysheme të caktuara nga tatimet prej 1 dhjetorit 2025. Për shkak të deklarimit të pagave më të ulëta sesa realisht janë tatimet muajin e kaluar publikuan listën e pagave për sektorin e ndërtimit, në varësi të çdo profesioni.

Me përjashtim të sanitarëve që do të kenë si dysheme pagën 60 mijë lekë, të gjithë të punësuarave e tjerë nuk duhet tu deklarohet rrogë nën 80 mijë lekë. Me këtë listë të tatimeve pagat dysheme në ndërtim e rritin automatikisht rrogën mesatare të sektorit nga 68 mijë lekë në 85 mijë lekë. Çdo biznes që nuk e respekton këtë vendim të tatimeve, do të konsiderohet me risk për nëndeklarim dhe do të jetë subjekt kontrollesh.

 “Bëjmë me dije se çdo tatimpagues, që deklaron paga nën nivelin e pagave indikative, apo që ndryshon profesionin e punonjësve me qëllim shmangien e deklarimit real të pagave, duke rrezikuar pagesën e kontributeve shoqërore dhe pensionin do të konsiderohet me risk dhe si i tillë do i nënshtrohet kontrollit nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore”, thuhet në njoftimin e fundit të administratës tatimore.

Përmes një letre që ju ka dërguar bizneseve të këtij sektori tatimet i njoftojnë se mos-deklarimi real i rrogës cenon garantimin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, ndaj mund të përballen edhe me hetime të thelluara, madje në fokus të kontrolleve do të jenë edhe transaksionet me burime të ardhurash të dyshimta në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese.

Ky sektor punëson në total 63 mijë persona, numër që është rritur me 20 mijë brenda një dekade, por klasifikohet tek ato fusha të ekonomisë me pagat më të ulëta në vend. Edhe pse prej vitesh raportohet për rritje të rrogave nga vetë ndërtuesit pasi po përballen edhe me mungesë punëtorësh, shifrat e INSTAT tregojnë se paga mesatare në ndërtim është 68 mijë e 277 lekë, për shkak se ato nëndeklarohen. Por hetimet e tatimeve në këtë sektor do shtrihen edhe tek shitje e apartamenteve, përfshirë edhe parapagimet nëse shoqërohen me fatura të rregullta transaksioni, tek shoqërimi i mallrave me faturë apo deklarimi i saktë të kontratave të qiramarrjes së ambienteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026